Gjatë 24 orëve të fundit brigadat e drejtorisë së tensionit të lartë, pranë OSHEE Group, pas një operacioni të vështirë në terren, nisur nga kushtet e motit të keq, bënë të mundur rikthimin në punë të linjave 35kV. Konkretisht janë vendosur në punë gjatë 24 orëve të fundit objektet: Vau Dejës – Koman Pukë-Koman; Fushë Kuqe – Rrilë; Rrëshen – Kaçinar; Bistricë – Livadhja; N/st Koman OSHEE informoi se ekipet e drejtorisë së tensionit të lartë po monitorojnë situatën dhe ndodhen në gjendje gatishmërie. ATSH