Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEOSHEE: Riparohen 70% e avarive

OSHEE: Riparohen 70% e avarive

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka bërë të ditur se janë riparuar 70% e defekteve në vend të cilat kanë ardhur si pasojë e motit të keq. Sipas njoftimit të OSHEE-së, zonat më të prekura nga defektet janë rajoni Gjirokastër, Shkodër dhe Burrel. “Si pasojë e motit të keq me stuhi ere dhe reshje shiu intensive shoqëruar me shkarkesa atmosferike në të gjithë vendin, rrjeti i shpërndarjes së energjisë u prek nga defektet kryesisht në linjat ajrore. Në krahasim me situatën e orës 09.00, deri në mesditë grupet e avarisë së OSSH kanë riparuar mbi 70 përqind të defekteve të cilët u shfaqën kryesisht në këputje përcjellësash dhe thyerje izolatorësh. Zonat më të prekura nga defektet janë rajoni Gjirokastër, Shkodër dhe Burrel, kryesisht zonat rurale të thella dhe malore. Vështirësi paraqet terreni i vështirë në të cilën ndodhen linjat e dëmtuara. Siç shihet dhe nga fotot, megjithë reshjet e shiut, punonjës nga 11 rajonet e OSSH në vend, janë në terren për riparimin e defekteve dhe rikthimin e energjisë tek të gjithë abonentët”, njofton OSHEE. RTSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments