Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) bën të ditur se niveli i humbjeve në shpërndarjen e energjisë në rrjet, zbriti në 19.3 % në fund të mars të këtij viti nga 45 % që ishte në vitin 2013. Sipas OSHEE-së, ulja e nivelit të humbjeve në rrjet vjen jo vetëm si rezultat i investimeve në rrjet dhe teknologji, por edhe i menaxhimit në terren, organizimit të strukturave dhe kontrolleve të vazhdueshme për formalizimin e mëtejshëm të sektorit energjetik. OSHEE informoi se në të njëjtën periudhë të një viti më parë niveli i humbjeve ishte 22.1%, ]ka tregon se kemi një reduktim me 2.8 %. Humbjet e 3-mujorit të parë të vitit 2024 janë afro 46 630 MWh më pak se në të njëjn periudhë 2023. Nëse do ta llogarisim me çmimin e tregut, eficenca e reduktimit të humbjeve kap vlerën rreth 3.2 milionë euro. Ndërkohë norma e arkëtimit përgjatë periudhës janar-mars llogaritet 96 %. Në të njëjtën periudhë të vitit 2023 ishte 95.5 %.
OSHEE: Niveli i humbjeve në fund të 3-mujorit të parë zbriti në 19.3 %
RELATED ARTICLES