Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) vijon aksionet për evidentimin e vjedhjes së energjisë elektrike, në rang vendi. Strukturat e verikimit dhe matjes të OSSH Tiranë, proceduan në polici një biznes “resort” në zonën e Saukut. “Nga kontrollet e ushtruara në objekt, u konstatua “ndërhyrje në matës” në disa pjesë. Në prani të oficerit të policisë gjyqsore dhe forcave të rendit, u procedua me provat dhe procesverbalin përkatës”, bën të ditur OSHEE. OSSH thotë se ka intensifikuar kontrollet në terren, me qëllim reduktimin e humbjeve dhe disiplinimin e abonentëve. OSSH i bën thirrje abonentëve të distancohen nga abuzimi me energjinë elektrike dhe të denoncojnë çdo rast. atsh