Michel Tarran zhvilloi sot një vizitë në Inspektoratin Shtetëror të Punës dhe Shërbimeve Shoqërore në Ditën Ndërkombëtare kundër Punës së Fëmijëve.
Gjatë këtij takimi u prezantua broshura informuese dhe manuali i Inspektimit të Punës së Fëmijëve, mbështetur nga OSBE, një instrument i rëndësishëm për forcimin e rolit të inspektimit në parandalimin e rasteve të shfrytëzimit të fëmijëve në punë.
Në takim u diskutua mbi bashkëpunimin e vazhdueshëm dhe mbështetjen e vlefshme që OSBE i ka ofruar ndër vite Inspektoratit të Punës në fushat me rëndësi të veçantë, duke theksuar rëndësinë e rritjes së kapaciteteve institucionale, përmirësimit të mekanizmave të referimit dhe adresimit të sfidave në fushën e mbrojtjes së fëmijëve, por edhe të punëtorëve migrantë dhe punonjësve të medias.
Gjithashtu në takim u theksua bashkëpunim i frytshëm që reflekton përkushtimin e OSBE-së dhe ISHPSHSH-së për një treg pune më të sigurt, më të drejtë dhe me standarde për të gjithë.