Prezenca e OSBE-së në Tiranë bëri thirrje sot për fushatë zgjedhore paqësore dhe të hapur, ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv. Një ditë para çeljes zyrtare të fushatës zgjedhore, Prezenca e OSBE-së në Tiranë apeloi që fushata zgjedhore të bëhet në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it. “Fushata zgjedhore për zgjedhjet vendore të 14 majit fillon nesër! Një hap i rëndësishëm drejt forcimit dhe konsolidimit të demokracisë në Shqipëri në nivel vendor, shumë punë mbetet për t’u bërë dhe ne jemi të gatshëm të punojmë me ju edhe pas 14 majit”, thuhet në një deklaratë për shtyp të Prezencës së OSBE-së në Tiranë. Ndërkohë, vijon deklarata, “presim që të zhvillohet një fushatë paqësore dhe e hapur ku konkurrimi politik të jetë sa më konstruktiv, në zbatim të legjislacionit shqiptar, standardeve ndërkombëtare dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. Suksese të gjithë kandidatëve dhe qytetarëve”. atsh
OSBE: Presim fushatë zgjedhore paqësore dhe të hapur
RELATED ARTICLES