Prezenca e OSBE në Shqipëri mbështeti një sërë takimesh vendore të rëndësishme, të zhvilluara nga Grupi Këshillimor për Mjedisin, me synim angazhimin e aktorëve vendorë në Bashkinë Bulqizë dhe Dibër, si dhe të Administratës së Zonave të Mbrojtura të Dibrës dhe organizatave vendore të shoqërisë civile. Në qendër të vizitës dyditore qe përfshirja në diskutime të lidhura me çështjet e qeverisjes mjedisore në nivel vendor të tilla si për shembull kompetencat ligjore, bashkëpunimin institucional në nivel vendor, burimet financiare për çështjet mjedisore dhe angazhimi i organizatave jo qeveritare. Këto takime të rëndësishme u mundësuan nga Prezenca dhe u bashkëorganizuan në partneritet me bashkëpunëtorin tonë, REC Albania. Gjatë këtyre takimeve, anëtarët e Grupit Këshillimor theksuan rëndësinë e këtij formati takimesh vendore për forcimin e lidhjeve bashkëpunuese dhe nxitjen e shkëmbimit të përvojave të paçmuara dhe njohurive teknike. Prezenca mbetet një partner kryesor dhe i vendosur në përkushtimin tonë për të mbështetur nismat që bashkojnë profesionistë të ndryshëm për të trajtuar aspektin gjithëpërfshirës të çështjeve mjedisore, duke përdorur një qasje shumëpalëshe.
OSBE, mbështetje për çështjet e qeverisjes mjedisore në Bulqizë dhe Dibër
RELATED ARTICLES