“Fushata ka arritur mbi 3,5 milionë njerëz në të gjitha rrjetet mediatike dhe ka pasur një 400 mijë shikues të këngës rep ‘Leji armët’, që kemi prodhuar këtë vit me kantautorin e famshëm, Big Basta. Në matjen përfundimtare të fushatës kemi dalë në rezultate që mbi 60 për qind e të anketuarve në fund të saj janë shprehur se janë më shumë të informuar se ç’kanë qenë fillimisht,” thotë Ballço.
Qarqet ku është ndërhyrë janë rajone me numrin me të lartë ngjarjesh kriminale për banorë, ndaj dhe ndërgjegjësimi do të vijojë.
“Impakti është shumë i madh dhe nevoja qëndron edhe sot. Arsyeja kryesore që e kemi marrë këtë angazhim është përfshirja e të gjithë aktorëve lokalë dhe qendrorë, e cila bën diferencën në fushata të tilla. Këto nisma kanë nevojë për një jetëgjatësi dhe shtrirje periodike,” thekson menaxherja e projektit.
Nga këto iniciativa fushata ka ndikuar pozitivisht në perceptimet e sigurisë në komunitet, ku 43,43 për qind e të anketuarve kanë pohuar se ndiheshin shumë më të sigurt, meshkujt 61.96% ndërsa femrat 27,36 për qind.
Fushata arriti ekspozim mediatik me 60,10 për qind të të anketuarve, të cilët hasin shpesh mesazhe që lidhen me armët e zjarrit.