Orientimi i eksporteve bujqësore shqiptare nga vendet ballkanike drejt tregjeve me vlerë të lartë si Austri, Gjermani, Holandë, Zvicër, Angli, Suedi e më gjerë, mbetet objektiv kryesor për prodhuesit dhe eksportuesit e këtij sektori. Në një studim të fundit për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, Banka Botërore vuri në dukje se Shqipëria ka potenciale të pashfrytëzuara në produktet bujqësore, por për disa kultura ka mundësi që fitimet të rriten në mënyrë më të shpejtë. Për shembull, i njëjti kultivar i domates, nga Shqipëria eksportohet me një vlerë të ulët, jo më shumë se 0.5 dollarë për kilogram, ndërsa nga Italia, eksportohet në tregjet e Britanisë së Madhe me 2.4 dollarë për kilogram. Me të njëjtën sasi dhe lloj domatesh, fermerët shqiptarë do të trefishonin fitimet nëse do të zhvendosnin eksportet nga rajoni drejt tregjet të zhvilluara si Gjermania, Franca, Zvicra, Austria, SHBA etj. Sipas certifikimeve ndërkombëtare të specializuara për cilësinë, domatja mesatare është vlerësuar me konkurrueshmëri mbi mesataren dhe është një nga prodhimet më të denja për të gjetur tregje të reja eksporti në vendet e zhvilluara. Ekspertë të Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, shprehet se, procesi dhe sfida nuk ka qenë e lehtë, për shkak të strukturave dhe madhësive të vogla të fermave dhe kostove përkatëse. Disa prej eksportuesve, falë dhe ndihmës nga donatorë si Ambasada Zvicerane, mbi modelet e bashkëpunimit Fermerë – Eksportues po bëjnë të mundur që të certifikohen sa më shumë fermerë me GLobalG.A.P. Certifikimi është një kërkesë e rrjeteve të mëdha të supermarketeve në Europë. Në këtë drejtim, MBZHR në bashkëpunim me donatorët po mbështet eksportuesit të investojnë pa rënduar fermerin, duke mbuluar kostot e certifikimit në grup të fermerëve, të trajnimit të tyre dhe këshillimin agronomike. Krahas kryerjes së analizave të tokës, ujit, produkteve dhe kosto të tjera që lidhen me infrastrukturën e fermave, për të plotësuar kërkesat e standardit. Falë përpjekjeve të mësipërme të eksportuesve është rritur sipërfaqja e prodhimeve të certifikuara nga 40 hektarë në 2018-n në rreth 500 hektarë në 2021-2022. Kjo ka dhënë efektin e parë, së bashku me përpjekjet me investime në marketing dhe përmirësimit të cilësisë në bashkëpunim me fermerët tanë. Ndërkohë, pritshmëritë janë për rritjen e eksporteve bujqësore shqiptare në tregjet me vlerë të lartë.http://ata.gov.al/2022/09/08/orientimi-i-eksporteve-bujqesore-drejt-tregjeve-me-vlere-te-larte/
Recent Comments
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on