Orgito Ruci zyrtarisht pjesë e FK Vora

0
5

Ruci është rritur në akademinë prestigjioze të Olympiacos Piraeus, ndërsa gjatë karrierës së tij ka qenë pjesë e skuadrave si Genoa U18 dhe Venezia U19 në Itali, si dhe së fundmi Panionios në Greqi.

Në nivel kombëtar, Orgito Ruci ka përfaqësuar me fanellën kuqezi Shqipërinë U17, U18 dhe U19, duke treguar vazhdimisht potencialin dhe cilësitë e tij si një mesfushor modern dhe premtues.

Afrimi i tij shihet si një përforcim i rëndësishëm për FK Vorën, në kuadër të objektivave të klubit për sezonin e ardhshëm.