Teatri Kombëtar e nisi sezonin me premierën “Orfeu zbret në ferr” që po vijon të shfaqet edhe këtë fundjavë në ArTurbina. Shkruar nga autori Tennessee Williams, “Orfeu zbret në ferr” ka ardhur për publikun si premierë absolute në skenën teatrore të Teatrit Kombëtar me regji nga Nastazja Domaradzka. Shfaqja erdhi nën interpretimin e aktorëve Dritan Boriçi, Flaura Kureta, Era Çaushi, Adelina Muça, Igli Zarka, Olta Daku, Ema Andrea, Neritan Liçaj, Genti Deçka, Besmir Bitraku dhe Lulzim Zeqja. Përkthyes i veprës është Artur Lena, skenografe dhe kostumografe Laedia Hajdari, kompozitore Rona Castrioti. Një i huaj mbërrin në një qytet të vogël të ndarë nga historia dhe thashethemet. Në një qytet ku liria është thjesht një kujtim dhe ndryshimi nuk është veçse një koncept. A mund të ekzistojë dashuria në një vend që është i pushtuar nga dhimbja dhe urrejtja? A mund të na shpëtojë arti vërtet nga dhimbja dhe urrejtja? Kjo shfaqje është një tregim poetik, i papërpunuar dhe i goditur mbi dashurinë në vitet 1950 nga dramaturgu i madh Tennessee Williams. Vepra do të shfaqet për publikun sonte dhe më 8 dhe 9 prill ora 19:00 në skenën e ArTurbinës. atsh