Orban gjithashtu tha se norma aktuale e interesit të bankës qendrore 6,5 për qind është “më e lartë se sa mund të ishte” dhe se uljet e normave të interesit do të jenë “shumë më të ngadalta se sa do të dëshironim”, sepse guvernatori Mihalj Varga është një njeri i kujdesshëm.
Monedha zyrtare në Hungari është forinti.
Hungaria nuk ka futur euron, edhe pse është anëtare e Bashkimit Evropian që nga viti 2004. Sipas traktatit të aderimit, Hungaria kishte marrë angazhimin që një ditë të adoptojë euron, por ende nuk ka caktuar një datë dhe nuk përmbush të gjitha kriteret ekonomike për t’iu bashkuar eurozonës (të njohura si “kriteret e Mastrichtit”.
Orban ka deklaruar disa herë se Hungaria nuk ka ndërmend të futë euron së shpejti, pasi dëshiron të ruajë kontrollin mbi politikën e saj monetare dhe beson se kalimi në euro do të kufizonte pavarësinë ekonomike të vendit





