Monday, November 25, 2024
HomeSHKENCA DHE JETA”Opel” çdo model në formatin elektrik

”Opel” çdo model në formatin elektrik

Prodhuesi gjerman i makinave ”Opel” deklaroi se planifikon t’i ofrojë të gjitha modelet e tij të makinave elektrike brenda dy viteve dhe të investojë në rreze shumë më të gjatë për automjetet e tij me bateri. ”Konsumatorët do të marrin një ofertë të elektrizuar për çdo model Opel të vitit 2024”, deklaroi shefi i ”Opel”-it Uwe Hochgeschurtz për gazetën ”Augsburger Allgemeine”. ”Për shkak të kushteve kornizë të vendosur nga politikanët, është e qartë se motorët me djegie të brendshme kanë një datë skadence në Evropë”, shtoi ai. ”Opel’ nuk do të shesë më motorë me djegie të brendshme në Evropë nga viti 2028 e tutje”, theksoi ai. ”Opel” është marka e vetme gjermane e grupit të makinave ”Stellantis”, e formuar nga kompania mëmë ”Peugeot PSA” dhe ”Fiat-Chrysler”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments