Çmimet e naftës u rritën ndjeshëm, mbështetur nga një vendim i Arabisë Saudite dhe prodhuesve të tjerë të naftës OPEC+ për të ulur prodhimin e naftës me rreth 1,16 milionë fuçi në ditë. OPEC+ deklaroi se ”shkurtimi i prodhimit do të hyjë në fuqi nga maji dhe do të zgjasë deri në fund të vitit”. Komiteti i Përbashkët i Monitorimit Ministror i grupit u mblodh dje dhe konfirmoi uljen e prodhimit prej 1,66 milionë fuçish në ditë. Kontratat e së ardhmes së naftës së papërpunuar të West Texas Intermediate për muajin maj u rritën me 4,75 dollarë ose rreth 6,3% në 80,42 dollarë për fuçi. Po ashtu ato të naftës Brent u rritën me 5,02 dollarë ose 6,2% në 84,90 dollarë për fuçi më parë. Zyrtarët sauditë thanë se shkurtimi i papritur ishte një “masë paraprake që synon të mbështesë stabilitetin e tregut të naftës”. Ky veprim ka tërhequr kritika nga Shtëpia e Bardhë dhe ka ngjallur spekulime se administrata e Biden mund të zgjedhë një lëshim tjetër të naftës nga Rezerva Strategjike e Naftës. atsh