Numri i vizitorëve të huaj dhe vendas, ka arritur në 61,668, për vitin 2025. Drejtori i Qendrës Kombëtare të Muzeumeve, Berat, Miklor Pasku, tha për ATSH-në se vetëm në 15 ditët e para të shtatorit, “Onufri” u vizitua nga 10 mijë persona.
Tek “Onufri” ka një lumë vizitorësh në oborrin e muzeut. Ata janë të kombësive dhe grupmoshave të ndryshme.
“Grup pas grupi, hyrjet e shumta dëshmojnë fuqinë e pashtershme të këtij vendi që mbetet gjithnjë magnet për publikun që admiron trashëgiminë kulturore”, thotë drejtori i kësaj qendre muzeore.
Trashëgimia kulturore e Beratit është jo vetëm kujtesë historike, por edhe identitet i gjallë që përbën interes edhe për një numër të madh vizitorësh që vijnë në vendin tonë dhe që duan të zbulojnë thesaret që mbartin muzetë e veçantë si “Onufri”.