Shërbimet e reja që do të ofrohen online janë:

1- ​Kërkesat për shtesa apo ndryshime në Autorizimin e Regjimit të Përpunimit Pasiv

Regjimi i përpunimit pasiv lejon që mallrat shqiptare të eksportohen përkohësisht nga territori doganor i Republikës së Shqipërisë, me qëllim që t’u nënshtrohen operacioneve përpunuese dhe produktet që dalin si rezultat i këtyre operacioneve të vendosen në qarkullim të lirë me përjashtim të plotë ose të pjesshëm nga detyrimet e importit. Për të aplikuar online.

2- Aplikim për përjashtim nga rregulli i kompetencës territoriale

Shërbimi “Aplikim për përjashtim nga rregulli i kompetencës territoriale” përdoret në ato raste kur operatorët ekonomikë për arsye të ndryshme të argumentuara dhe të dokumentuara kërkojnë kryerjen e formaliteteve doganore në degët doganore të ndryshme nga dega doganore kompetente për territorin ku është vendosur aktiviteti (çdo vit apo periudha të vitit).

  1. ​Kërkesë për shtesa/ndryshime në Autorizimin e Regjimit të Magazinës Doganore

Magazinimi i Përkohshëm është statusi i mallrave joshqiptare nga momenti që ato paraqiten në doganë deri në caktimin e një destinacioni doganor.

  1. ​Kërkesë për transferimin e të drejtave dhe detyrimeve nga një mbajtës tek një tjetër të autorizimit për RPA

Sipas kërkesave të ndryshme që mund t’i paraqiten një Operatori Ekonomik gjatë procesit të punës mund t’i lind nevoja e transferimit të mallrave nën RPA nga një mbajtës i Autorizimit të RPA në një mbajtës tjetër të Autorizimit të RPA.