Në pikëkalimin e përbashkët mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut, Glloboçicë-Jazhincë qytetarët do t’i nënshtrohen regjimit të kontrollit hyrje-hyrje One Stop Shop.

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se në këtë mënyrë do të mund të parandalohen çfarëdo vepre e krimeve ndërkufitare.

Zëvendëskryeministri i parë i Maqedonisë së Veriut Izet Mexhiti tha se One Stop Shop do të ndikojë edhe në uljen e kolonave së automjeteve në qarkullim.

Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut Pançe Toshkovski shpreson që pas hapjes së One Stop Shop të ketë një kalim sa më të lehtë për qytetarët e të dyja vendeve.

Ky pikë kalim i përbashkët është njëri nga dy pikat e kalimit të përbashkët kufitar të paraparë sipas Protokollit të Implementimit të Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut për Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar Hani i Elezit – Bllacë dhe Glloboçicë – Jazhincë, nënshkruar në nëntor dymijenjëzetekatër në mbledhjen e përbashkët të dy qeverive.