Old Timer Prizren, një organizim që bashkoi pasionin për mjetet retro, trashëgiminë kulturore dhe angazhimin rinor.

Aktiviteti mblodhi koleksionistë, entuziastë dhe të rinj nga rajoni, të cilët ndanë dashurinë për historinë automobilistike dhe vlerat tekniko-kulturore që përcjellin këto mjete.

Gjatë aktivitetit, forumi rinor organizoi diskutime të fokusuara në çështje me rëndësi si mbrojtja e trashëgimisë kulturo-teknike, roli i muzeve të mjeteve teknike në edukim dhe promovim, si dhe siguria në komunikacion dhe vetëdijesimi i brezit të ri.

Old Timer Prizren u përmbyll me një ekspozitë mbresëlënëse të automjeteve historike në qendër të qytetit, duke ofruar një udhëtim vizual përmes dekadave të zhvillimit të automobilizmit dhe rikthyer emocione të kohërave të kaluara për vizitorët dhe pjesëmarrësit.