Ekspozita “Olbania”, një projekt i kolektivit artistik italian Alterazioni Video, që sjell një vështrim kritik mbi mënyrën se si imazhet dhe narrativat online ndërtojnë perceptime për identitetin dhe realitetin.

E kuruar nga Sara Dolfi Agostini, ekspozita ndërthur artin vizual me kërkimin digjital, duke u mbështetur në një arkiv prej qindra imazhesh të mbledhura gjatë tranzicionit mediatik të Shqipërisë drejt internetit global.

Ekspozita “Olbania”, e realizuar nga kolektivi artistik Alterazioni Video, ofron një qasje bashkëkohore ndaj artit vizual, duke përdorur imazhin si mjet reflektimi dhe interpretimi mbi realitetet shoqërore dhe kulturore të rajonit.

Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi”, një nga institucionet më të rëndësishme të trashëgimisë kulturore në vend, vijon të shërbejë si një hapësirë e rëndësishme për promovimin e artit bashkëkohor dhe nxitjen e dialogut kulturor, duke i ofruar publikut ekspozita me vlera artistike dhe historike.