Monday, April 21, 2025
HomeMJEDIS“OKdiario”: Zbuloni Shqipërinë, thesarin e paeksploruar evropian

“OKdiario”: Zbuloni Shqipërinë, thesarin e paeksploruar evropian

Një nga sekretet më të ruajtura të Evropës, Shqipëria do të bëhet destinacioni i preferuar për udhëtarët në vitin 2024, veçanërisht për ata që kërkojnë një vend të përballueshëm, shkruan Janire Manzanas në revistën spanjolle “OKdiario”. I mbushur me bukuri natyrore mahnitëse, ky vend ofron një kulturë dhe histori unike, si dhe plazhe që rivalizojnë ato më parajsorët në botë. Ajo që vërtet e dallon Shqipërinë është statusi i saj si një thesar i paeksploruar në kontinentin evropian, gjë që e bën atë një vend evropian të lirë. Vizitorët mund të shijojnë një birrë vendase për vetëm 1 euro dhe provojnë menutë e shijshme për 12 euro. Shqipëria po bëhet një opsion i parezistueshëm për turistet me buxhet të limituar. Shqipëria është sot një destinacion turistik i përballueshëm dhe tërheqës nëse doni të shijoni pushime të lira dhe pa cenuar cilësinë e përvojës. Duhet theksuar se në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, çmimet priren të jenë më të larta krahasuar me rajone të tjera të vendit, siç është Riviera piktoreske Shqiptare. Akomodimi, dhomat në një shtëpi lokale kushtojnë nga 10 deri në 20 euro nata. Hotelet janë gjithashtu shumë të përballueshme, me opsione që fillojnë nga 25 euro nata. Kostoja e një pjate kryesore në një restorant lokal është zakonisht midis 5 dhe 10 euro, ndërsa një birrë në një bar mund të kushtojë midis 1 dhe 2 euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ