Sipas të dhënave të OKB-së, janë rreth 600 milionë raste të sëmundjeve të shkaktuara nga ushqimi në vit. Ushqimi i pasigurt është një kërcënim për shëndetin dhe ekonomitë e njerëzve, duke prekur në mënyrë disproporcionale njerëzit vulnerabël dhe të margjinalizuar, veçanërisht gratë dhe fëmijët, popullsinë e prekur nga konflikti dhe migrantët. Rreth 420 000 njerëz në mbarë botën vdesin çdo vit pasi hanë ushqim të kontaminuar dhe fëmijët nën 5 vjeç mbajnë 40% të barrës së sëmundjeve që vijnë nga ushqimi, me 125 000 vdekje çdo vit. Qasja në sasi të mjaftueshme të ushqimit të sigurt është çelësi për ruajtjen e jetës dhe promovimin e shëndetit të mirë. Sëmundjet që vijnë nga ushqimi janë zakonisht infektive ose toksike në natyrë dhe shpesh të padukshme për syrin e thjeshtë, të shkaktuara nga bakteret, viruset, parazitët ose substancat kimike që hyjnë në trup përmes ushqimit ose ujit të kontaminuar. Slogani i këtij viti është “Siguria e ushqimit, çështje e të gjithëve” dhe fushata promovon ndërgjegjësimin global për sigurinë ushqimore dhe u bën thirrje vendeve dhe vendimmarrësve, sektorit privat, shoqërisë civile, organizatave të OKB-së dhe publikut të gjerë të ndërmarrin veprime.
OKB: Ushqimi, çështje e të gjithëve
RELATED ARTICLES