Sunday, November 24, 2024
HomeSHKENCA DHE JETAOKB: Toka përjetoi periudhën më të ngrohtë tremujore në histori

OKB: Toka përjetoi periudhën më të ngrohtë tremujore në histori

Tre muajt e fundit kanë qenë më të ngrohtët e regjistruar në Tokë, deklaroi Organizata Botërore Meteorologjike e Kombeve të Bashkuara. Agjencia e OKB-së, duke cituar të dhëna nga Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike të BE-së, ”Copernicus”, tha gjithashtu se ”gushti ishte muaji më i nxehtë i regjistruar me një diferencë të madhe dhe muaji i dytë më i nxehtë në rekord pas korrikut 2023”. Gushti u vlerësua të ketë qenë rreth 1,5 gradë Celsius më i ngrohtë se mesatarja paraindustriale. Gushti pati gjithashtu temperaturën mesatare mujore më të lartë globale të sipërfaqes së detit të regjistruar ndonjëherë, në 20,98 gradë Celsius. “Planeti ynë sapo ka kaluar një sezon vlimi, vera më e nxehtë në histori. Kolapsi klimatik ka filluar”, deklaroi në një deklaratë Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments