OKB bën thirrje të ndalojë shpërdorimi, në të mirë të popullsisë dhe planetit.
Reduktimi i humbjeve të ushqimit dhe shpërdorimi është thelbësor në një botë ku numri i njerëzve të prekur nga uria është rritur ngadalë që nga viti 2014, dhe tonelata e tonelata ushqime të ngrënshme humbasin dhe/ose shpërdorohen çdo ditë.
Në nivel global, rreth 13.2 % e ushqimit të prodhuar humbet mes korrjes dhe shitjes me pakicë, ndërsa rreth 19 % e prodhimit të përgjithshëm global të ushqimit shpërdorohet në familje, në shërbimin ushqimor dhe në shitje me pakicë.
Kjo ditë ndërkombëtare nxjerr në pah nevojën kritike për financim për reduktimin e humbjeve dhe shpërdorimit të ushqimit, për të kontribuar në arritjen e qëllimeve klimatike dhe avancimin e Agjendës 2030 të OKB, për Zhvillim të Qëndrueshëm.
OKB kujton se, kur ushqimi humbet ose shpërdorohet, të gjitha burimet që janë përdorur për të prodhuar këtë ushqim (përfshirë ujin, tokën, energjinë, punën dhe kapitalin) shkojnë dëm. Përveç kësaj, asgjësimi i humbjes së ushqimit dhe mbetjeve në landfille, çon në emetimin e gazrave serrë, duke kontribuar në ndryshimet klimatike. Humbja dhe shpërdorimi i ushqimit gjithashtu mund të ndikojnë negativisht në sigurinë ushqimore dhe disponueshmërinë e ushqimit dhe të kontribuojnë në rritjen e kostos së ushqimit.