Të paktën 17 punonjës të agjencisë së Kombeve të Bashkuara për refugjatët palestinezë (UNRWA) janë vrarë në Rripin e Gazës që nga fillimi i luftës midis Izraelit dhe lëvizjes islamike palestineze Hamas.
Lajmin e ka bërë të ditur sot komisioneri i përgjithshëm i UNRWA, Philippe Lazzarini.
“Deri më tani është konfirmuar vdekja e 17 kolegëve tanë në këtë luftë brutale. Por sipas të gjitha gjasave shifra reale është edhe më e lartë”, ka saktësuar ai.