Sunday, October 27, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIOKB: Të hiqen barrierat ndaj eksporteve të plehrave kimike nga Rusia

OKB: Të hiqen barrierat ndaj eksporteve të plehrave kimike nga Rusia

OKB u ka bërë thirrje vendeve në mbarë botën që të heqin barrierat për eksportet e plehrave kimike nga Rusia. “Bota nuk mund të lejojë që problemet globale të aksesit të plehrave kimike të bëhen një mungesë globale e ushqimit, prandaj OKB-ja u bën thirrje të gjithë aktorëve të përshpejtojnë heqjen e çdo pengese të mbetur për eksportin dhe transportin e plehrave kimike në vendet më në nevojë”, tha OKB dje në mbrëmje, pas bisedimeve me zëvendësministrin e Jashtëm rus, Sergei Vershinin dhe delegacionin e tij në Gjenevë. Rusia kishte vënë në pikëpyetje vazhdimin e marrëveshjes së grurit të korrikut që lejonte eksportet e Ukrainës përmes Detit të Zi. Rusia kishte bllokuar eksportet që nga fillimi i luftës kundër vendit fqinj. Marrëveshja aktuale skadon më 19 nëntor. Eksporti i papenguar nga Rusia i ushqimeve dhe plehrave kimike, përfshirë amoniakun, ishte fokusi i bisedimeve, së bashku me një zgjatje të marrëveshjes së grurit.https://ata.gov.al/2022/11/12/gjeneve-okb-te-hiqen-barrierat-ndaj-eksporteve-te-plehrave-kimike-nga-rusia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments