Shefi i OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk i ka kërkuar Elon Musk që të sigurojë që të drejtat e njeriut do të jenë thelbësore për menaxhimin e platformës së medias sociale, Twitter. ”Si pronari i ri i kompanisë, Musk ka përgjegjësi të mëdha duke pasur parasysh rolin me ndikim të platformës si një hapësirë digjitale”, shkroi Turk në një letër të hapur. “Ashtu si të gjitha kompanitë, Twitter duhet të kuptojë dëmet që lidhen me platformën e tij dhe të ndërmarrë hapa për t’i trajtuar ato. Respektimi për të drejtat tona të përbashkëta të njeriut duhet të vendosë kufijtë për përdorimin dhe evolucionin e platformës”, shtoi ai. Letra pason raportet se i gjithë ekipi i të drejtave të njeriut në Twitter dhe të gjithë, përveç dy nga ekipi etik i IA-së, u shkarkuan pas marrjes së platformës nga Musk. “Twitter ka shumë për të ofruar në agjendën tonë të përbashkët për një botë më të mirë, por ne duhet të jemi të qartë se çfarë kërkohet për ta bërë atë realitet”, tha Turk.https://ata.gov.al/2022/11/06/fokus-okb-musk-te-respektoje-te-drejtat-e-njeriut-ne-twitter/