Thursday, October 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREOKB: Më shumë se shtatë milionë të shpërngulur

OKB: Më shumë se shtatë milionë të shpërngulur

Sipas një studimi të agjencive ndërkombëtare, më shumë se shtatë milionë persona janë zhvendosur brenda Ukrainës deri në gusht të këtij viti. ”Shumica e tyre janë gra, me pothuajse një të tretën që janë zhvendosur më shumë se një herë”, sipas një raporti të përbashkët nga agjencia e azilit të BE-së, Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim (OECD) dhe Organizata Ndërkombëtare për Migracionin (IOM). Në të njëjtën kohë, më shumë se gjashtë milionë nga ta kishin vendosur të ktheheshin në shtëpitë e tyre deri në gusht. Sipas agjencisë së OKB-së për Refugjatët, 14,3 milionë persona janë larguar nga Ukraina deri më tani. Tre të katërtat e tyre kanë shkuar në katër vendet fqinje të BE-së, Hungari, Poloni, Rumani dhe Sllovaki.https://ata.gov.al/2022/10/29/ukraine-okb-me-shume-se-shtate-milione-te-shperngulur/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments