Sunday, April 20, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREOKB: Më shumë se gjysmë milion persona largohen nga qyteti prej luftimeve

OKB: Më shumë se gjysmë milion persona largohen nga qyteti prej luftimeve

Më shumë se gjysmë milion palestinezë janë zhvendosur ditët e fundit nga përshkallëzimi i operacioneve ushtarake izraelite në Gazën jugore dhe veriore, deklaruan Kombet e Bashkuara, shkruan apnews.com. Rreth 450 000 palestinezë u dëbuan nga Rafah në Gazën jugore javën e kaluar. Pothuaj 1,3 milionë njerëz që ishin strehuar në Rafah përpara se Izraeli të fillonte pushtimin e qytetit, për të cilin Izraeli thotë se është bastioni i fundit i Hamasit. Forcat izraelite po luftojnë gjithashtu militantët e Hamasit në Gazën veriore, ku ushtria nisi operacione të mëdha në fillim të luftës. ”Urdhrat e evakuimit të ushtrisë të lëshuara të shtunën kanë zhvendosur deri më tani rreth 100 000 njerëz”, u tha gazetarëve zëvendës zëdhënësi i OKB-së, Farhan Haq. Zyrtarët palestinezë thonë se sulmet izraelite në Gaza qendrore vranë të paktën 12 persona gjatë natës dhe të martën. Asnjë ushqim nuk ka hyrë në dy pikat kryesore kufitare në jug të Gazës gjatë javës së kaluar. Sipas OKB-së, rreth 1,1 milionë palestinezë në Gaza përballen me nivele katastrofike urie. Shtatë muaj bombardime izraelite dhe operacione tokësore në Gaza kanë vrarë më shumë se 35 000 njerëz, shumica prej tyre gra dhe fëmijë, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ