Wednesday, April 2, 2025
HomeSIZMIOLOGJI OKB: Mbi 3 milionë të pastrehë pas tërmetit shkatërrues në Turqi

 OKB: Mbi 3 milionë të pastrehë pas tërmetit shkatërrues në Turqi

Turqia ka nevojë për ndërtimin e shpejtë të shtëpive të reja për miliona banorë të mbetur të pastrehë pas tërmetit shkatërrues të vitit të kaluar, tha një zyrtar i OKB-së.- “Ekziston një popullsi e madhe njerëzish që kanë nevojë për strehim”, tha përfaqësuesja e përhershme e Programit të Zhvillimit të OKB-së (UNDP) në Turqi, Louisa Vinton në një intervistë. OKB vlerësoi se tërmetet e dyfishta në shkurt të vitit të kaluar lanë të pastrehë të paktën 3,3 milionë njerëz në Turqinë juglindore. “Strehimi i denjë dhe mbështetja e jetesës së vendasve mbeten dy nevoja urgjente”, tha Vinton. “Disa njerëz ende jetojnë ose në tenda ose në shtëpitë e tyre të dëmtuara me një tendë në oborr”, theksoi ajo. Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan premtoi se do të ndërtonte rreth 300 000 ndërtesa banimi për të mbijetuarit brenda një viti pas tërmetit. Qeveria e tij, megjithatë, e humbi qëllimin dhe tani synon të japë 200 000 njësi banimi deri në fund të 2024. “Situata në Hatay është ende apokaliptike”, tha Vinton, duke u kërkuar autoriteteve një planifikim të qëndrueshëm të infrastrukturës për një afat të gjatë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ