Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIOKB: Kriza ushqimore do të destabilizojë Lindjen e Mesme

OKB: Kriza ushqimore do të destabilizojë Lindjen e Mesme

Programi Botëror i Ushqimit i Kombeve të Bashkuara (WFP) ka frikë se një krizë aktuale ushqimore në Lindjen e Mesme mund të destabilizojë më tej rajonin. ”Pesë vende në rajon po përjetojnë norma të inflacionit të ushqimit përtej 60%, disa në tre shifra”, tha Corinne Fleischer, Drejtoresha Rajonale e WFP për Lindjen e Mesme. ”Kur ushqimi bëhet i papërballueshëm, rezultati është uria”, thuhet në deklaratë. Varësia e madhe nga importet dhe kriza klimatike e përkeqësojnë më tej këtë zhvillim. ”Ushqimi për rajonin blihet me çmime të larta pasi vetë rajoni nuk prodhon mjaftueshëm”, tha WFP. ”Ndërkohë thatësirat, valët e të nxehtit, zjarret në pyje dhe përmbytjet po shkatërronin tokat e pakta të punueshme për ushqim. E gjithë kjo ka çuar në një rënie të paprecedentë që mund të tërheqë miliona njerëz në humnerë”, tha Fleischer. ”Libani po vuan më shumë në këto kushte, me vendin e vogël mesdhetar në krye të listës së dhjetë vendeve më të prekura në botë nga inflacioni i ushqimit”, vuri në dukje Banka Botërore në një raport në prill. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments