Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALESHENDETESIOKB: Kolera kërcënon 1 miliard njerëz në 43 vende

OKB: Kolera kërcënon 1 miliard njerëz në 43 vende

Sipas Kombeve të Bashkuara (OKB), epidemia e kolerës kërcënon afërsisht një miliard njerëz në 43 vende. Në deklaratën e bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) dhe Fondi i OKB-së për Fëmijë (UNICEF), raportohet se shumë vende po përballen me epideminë e kolerës. Në deklaratë thuhet se numri i rasteve është rritur dhe situata me epideminë e kolerës është më e keqe sesa para dhjetë viteve. Deklarata thekson se një miliard njerëz janë të rrezikuar nga kolera në 43 vende dhe se ky rrezik është shumë më i lartë, veçanërisht te fëmijët nën moshën 5 vjeç. Në deklaratë thuhet se vdekjet nga kolera janë rritur në nivel alarmant. Organizatat po ashtu thanë se numri i rasteve në Malavi dhe Nigeri është më i lartë se sa pritej këtë vit, ndërsa infeksionet janë përhapur edhe në Mozambik, Afrikën e Jugut, Tanzani, Zambia dhe Zimbabve. “Në shkurt dhe mars të këtij viti, në Malavi dhe Mozambik uragani Freddy shkaktoi zhvendosjen e 800 mijë njerëzve brenda vendit dhe pamundësinë për të aksesuar shërbimet shëndetësore. Rrjedhimisht, shirat e dendur dhe përmbytjet rritën rrezikun e kolerës në rajon”, thuhet në deklaratë. Drejtori i OBSH-së përgjegjës për luftën ndaj kolerës, Henry Grey, ka thënë se kanë parashikuar që rastet e kolerës mund të ndryshojnë sezonalisht dhe mund të rriten shumë më tepër. “Janë bërë hapa të mëdhenj në trajtimin e epidemisë së kolerës në dekadat e fundit,” tha Grey. “Por tani rrezikojmë që situata të kthehet prapa”, shtoi ai. Duke u shprehur se po punojnë në bashkëpunim të ngushtë me UNICEF-in, Grey tha se duhet të dyfishojnë dozat e vaksinave deri në vitin 2025. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ