Izraeli po synon qëllimisht objektet shëndetësore dhe po vret dhe torturon stafin mjekësor në Gaza, deklaruan hetuesit e OKB-së duke e akuzuar vendin për “krime kundër njerëzimit”.
”Izraeli ka zbatuar një politikë të bashkërenduar për të shkatërruar sistemin shëndetësor të Gazës, si pjesë e një sulmi më të gjerë ndaj Gazës”, tha në një deklaratë Komisioni Ndërkombëtar i Pavarur i Hetimit i OKB-së.
”Të paktën 28 persona u vranë sot gjatë një sulmi izraelit në një ish-ndërtesë shkolle në Rripin e Gazës”, thanë zyrtarët mjekësorë palestinezë.
Sulmi në qytetin qendror të Deir al-Balah shkaktoi gjithashtu disa të plagosur.
Ndërtesa po përdorej për të akomoduar banorët e Gazës – të cilët janë zhvendosur brenda vendit nga lufta njëvjeçare midis Izraelit dhe militantëve të Hamasit