Ish-kancelarja gjermane Angela Merkel (në pushtet përgjatë viteve 2005-2021) mori çmimin ”Nansen” të Komisionerit të Lartë të Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) për vendosmërinë e saj për të mirëpritur azilkërkuesit gjatë kohës kur ishte në detyrë. ”Duke ndihmuar mbi një milion refugjatë të mbijetojnë dhe të integrohen, Angela Merkel ka treguar guxim të madh moral dhe politik”, theksoi në një deklaratë shefi i UNHCR-së, Filippo Grandi. Çmimi për Refugjatët ”Nansen”, i dhënë çdo vit nga UNHCR, kap vlerën e 150 000 dollarëve. Ai është emërtuar sipas Fridjof Nansen, një eksplorues polar norvegjez, i cili mori çmimin Nobel për Paqen në vitin 1922.http://ata.gov.al/2022/10/04/gjeneve-okb-i-akordon-ish-kancelares-merkel-cmimin-nansen/
OKB i akordon ish-kancelares Merkel çmimin ”Nansen”
RELATED ARTICLES