Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREOKB: Gaza është ferri mbi tokë

OKB: Gaza është ferri mbi tokë

Kombet e Bashkuara (OKB) kanë deklaruar se Rripi i Gazës që ndodhet nën sulmet izraelite është “ferri mbi tokë” dhe se këtë e kanë provuar edhe njëherë pamjet dje nga Rafah. Në një deklaratë nga Agjencia e OKB-së për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Afërt (UNRWA) u theksua se bombardimi i ushtrisë izraelite ndaj kampit të palestinezëve të zhvendosur në qytetin Rafah mbrëmë ishte i temrrshëm. Ka lajme se shumë persona përfshirë gra dhe fëmijë kanë humbur jetën nga sulmi në Rafah, theksohet në deklaratën ku thuhet se “Gaza është ferri mbi tokë. Edhe pamjet e mbrëmshme (nga Rafah) janë një tjetër provë e kësaj”. Në Gaza nuk ka mbetur vend i sigurt, askush nuk është i sigurt dhe nuk ka linja të komunikimit me punonjësit e UNRWA-së në rajon, thuhet në deklaratë. “Nuk mund të konfirmojmë pozicionin ku ndodhen (punonjësit e UNRWA-së), jemi të shqetësuar nëse janë apo jo në gjendje të mirë ata dhe të gjithë njerëzit e zhvendosur që janë të strehuar në rajon”, theksohet në deklaratë. Izraeli dje bombardoi tendat e palestinezëve të zhvendosur në qytetin Rafah në Rripin e Gazës, për të cilin Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi të ndalen sulmet, dhe u njoftua se në sulm humbën jetën të paktën 40 palestinezë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments