Ekonomia globale është në një shpat të rrëshqitshëm, sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara, ku rezulton se rritja globale në vitin 2025 pritet të ngadalësohet me 0,5% nga viti i kaluar, një trend që sinjalizon një rrezik real recesioni.
”Ngadalësimi është nxitur nga rritja e pasigurisë dhe një rritje e tensioneve tregtare në javët e fundit”, thekson OKB në një raport.
Sipas OKB-së, PBB-ja globale do të rritet me 2,3% këtë vit, nën normën 2,8% të parë në 2024.
“Pasiguria e politikës tregtare është në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave. Dhe kjo tashmë po përkthehet në vendime të vonuara për investime dhe reduktim të punësimeve”, paralajmëron studimi, i cili ia atribuon këtë prirje alarmante ndërprerjes së zinxhirëve të furnizimit dhe paqëndrueshmërisë së tregjeve financiare të shkaktuar nga ofensiva tregtare e fundit e administratës amerikane.
Për më tepër, tërheqja tregtare midis dy peshave të rënda të ekonomisë botërore, SHBA-së dhe Kinës ka pasur një ndikim të fortë në tregtinë ndërkombëtare.
”Nga Seuli në Sao Paulo, prodhuesit po rivlerësojnë strategjitë e tyre duke ndalur investimet dhe duke shkurtuar punësimin”, thuhet në raport.