Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIOKB: Çdo minutë vdes një person nga SIDA

OKB: Çdo minutë vdes një person nga SIDA

Një raport i ri nga “Programi i Kombeve të Bashkuara për HIV/AIDS” (UNAIDS) sugjeron se bota është në një “udhëkryq” – nëse synimi global për të çrrënjosur sëmundjen si një kërcënim për shëndetin publik – do të arrihet deri në vitin 2030. Të dhënat e UNAIDS për vitin 2023, të publikuara sot, tregojnë se pavarësisht përpjekjeve të bashkërenduara për të parandaluar përhapjen e virusit HIV dhe për të zbutur ndikimin e SIDA-s, “një person vdes çdo minutë nga shkaqe të lidhura me SIDA-n ” në të gjithë globin. “Udhëheqësit botërorë u zotuan t’i japin fund pandemisë së SIDA-s – si një kërcënim për shëndetin publik – deri në vitin 2030”, tha drejtoresha e UNAIDS Winnie Byanyima përpara Konferencës së 25-të Ndërkombëtare kushtuar AIDS-it, e cila nisi sot në qytetin gjerman, Mynih. “Ata mund t’i mbajnë premtimin e tyre, por vetëm nëse sigurojnë që përgjigja ndaj HIV-it ka burimet që i nevojiten dhe se të drejtat e njeriut të mbrohen”, tha ajo

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments