Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREOKB: Aksidentet rrugore një pandemi

OKB: Aksidentet rrugore një pandemi

Vdekjet nga aksidentet rrugore në mbarë botën vazhdojnë të jenë një pandemi, deklaroi Jean Todt, i dërguari i posaçëm i OKB-së për sigurinë rrugore, në raportin e fundit për vdekjet në rrugë, të hartuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). Nëse të dhënat zbulojnë një rënie të lehtë (-5%) të viktimave në rrugë, progresi vlerësohet i pamjaftueshëm nga OKB-ja, e cila kujton se me më shumë se dy vdekje në minutë, aksidentet rrugore mbeten shkaku kryesor i vdekjeve tek fëmijët dhe të rinjtë e moshës 5-29 vjeç. Numri vjetor i viktimave është mbi një milion. ”Numri tragjik i vdekjeve nga aksidentet rrugore po zvogëlohet, por jo mjaftueshëm”, tha drejtori i përgjithshëm i OBSH-së, Tedros Adhanom Ghebreyesus. Sipas Jean Todt, ish-bashkëdrejtues francez i garës dhe drejtues i ekipit të Formula 1 të Ferrarit, ”rezultatet janë inkurajuese, por rënia e numrit të vdekjeve është e pamjaftueshme”. Përveç pasojave dramatike për familjet e viktimave dhe kostos astronomike për shoqërinë, e vlerësuar në 1 800 miliardë dollarë sipas OBSH-së, raporti zbulon gjithashtu se nëntë nga 10 vdekje ndodhin në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme dhe se rreziku i vdekjes është tre herë më i lartë në vendet me të ardhura të ulëta që zotërojnë vetëm 1% të automjeteve të botës. Kjo është shkaktuar nga vjetërsimi i flotës së makinave, aksesi shumë i lehtë në leje drejtimi ose mungesa e zbatimit të ligjeve

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ