Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIOBSH:Ëmbëlsuesit e zakonshëm rrezik potencial kanceroz

OBSH:Ëmbëlsuesit e zakonshëm rrezik potencial kanceroz

Ëmbëlsuesit e zakonshëm, të përdorur në pijet Diet Coke apo çamçakëzat do të etiketohen si rrezik potencial kanceroz nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, sipas ”The Sun”. Më konkretisht, edhe aspartami, i cili përdoret gjithashtu në disa çamçakëzë, do të cilësohet si “ndoshta kancerogjen për njerëzit” nga OBSH-ja. ”Vendimi që synon të përcaktojë nëse diçka është një rrezik i mundshëm apo jo, do të vijë muajin e ardhshëm”, sipas agjencisë britanike të lajmeve, Reuters. Një zëdhënës i Agjencisë Ndërkombëtare për Kërkimin e Kancerit të OBSH-së, që do të marrë vendimin, tha se gjetjet e saj do të jenë konfidenciale deri në korrik. ”Ky do të jetë hapi i parë themelor për të kuptuar kancerogjenitetin”, tha ai. Këshilla të veçanta se sa është e sigurt për t’u konsumuar do të lëshohen gjithashtu nga një komitet ekspertësh i OBSH-së për aditivët ushqimorë të njohur si JECFA. ”Të dyja vendimet do të shpallen më 14 korrik”, thonë burimet. Bizneset dhe rregullatorët kanë frikë se mbajtja e të dy proceseve në të njëjtën kohë mund të jetë konfuze. Nozomi Tomita, i Ministrisë së Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies së Japonisë, i dërgoi një letër OBSH-së në mars duke kërkuar “organet të koordinojnë përpjekjet e tyre në rishikimin e aspartamit për të shmangur çdo konfuzion ose shqetësim në publik”. Misioni japonez në Gjenevë, ku është vendosur OBSH, nuk iu përgjigj një kërkese për koment. Ajo vjen pasi OBSH nxori në maj udhëzime ku këshillonte njerëzit të mos pinin ëmbëlsues pa sheqer për të humbur peshë. ”Kimikatet gjithashtu mund të rrisin rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe diabetit të tipit 2”, tha agjencia ndërkombëtare. Aspartami është konsideruar i sigurt për t’u konsumuar brenda kufijve ditorë që nga viti 1981 nga JECFA. Është studiuar për dekada fakti që njerëzit që konsumojnë sasi më të mëdha ëmbëlsuesish, përfshirë aspartamin, ishin në një rrezik pak më të lartë të kancerit. Duane Mellor, nutricioniste në universitetin ”Aston” në Birmingham, tha për ”The Sun” se “ka pasur raporte rreth aspartamit në kafshë që lidhet me kancerin, megjithëse disa e kanë kritikuar këtë. Kjo është e lidhur me rritjen e rrezikut të disa llojeve të kancerit në studimet e popullsisë”. ”Kjo duket se është e lidhur edhe me metanolin – që ekziston edhe natyrshëm te frutat – i cili çlirohet kur shpërbëhet, pasi dy produktet e tjera të ndarjes së tij janë aminoacide që gjenden natyrshëm në mish, qumësht dhe burime të tjera proteinash. Që të klasifikohet si një kancerogjen i mundshëm nga IARC, duhet të ketë prova të mjaftueshme në kafshë eksperimentale, por jo domosdoshmërisht të dhëna për njerëzit”, shtoi ajo. Profesor Tom Sanders, i ”King’s College” në Londër, tha se “aspartame është përdorur si një ëmbëlsues intensiv për më shumë se 30 vjet në MB. Ka pasur raporte nga instituti ‘Ramazzini’ që pretendojnë se minjtë e ushqyer me sasi shumë të mëdha aspartame kanë zhvilluar më shumë tumore. Megjithatë, besueshmëria e të dhënave u vu në dyshim nga Autoriteti Evropian i Sigurisë Ushqimore”. “Studime të tjera më të fundit të kafshëve në SHBA nuk kanë arritur të tregojnë ndonjë provë të kancerogjenitetit dhe Administrata e Ushqimit dhe Barnave të SHBA-së vazhdon të mbështesë se aspartami është i sigurt për t’u përdorur”, shton ai. “Dëshmitë më të mira të disponueshme nga studimet e mëdha të popullsisë tregojnë se ëmbëlsuesit e ulët dhe pa kalori si një strategji zëvendësuese për sheqernat e shtuara shoqërohen me reduktime të rezultateve të rëndësishme të shëndetit publik si obeziteti, sëmundjet kardiovaskulare dhe vdekja”, thotë John Sievenpiper i Departamentit të Mjekësisë në Universitetin e Torontos. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments