Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka paralajmëruar se një shpërthim i poliomielitit mund të shfaqet në Gazën e shkatërruar nga lufta, ndërsa Izraeli ka vaksinuar trupat e tij kundër sëmundjes. “Jemi jashtëzakonisht të shqetësuar për shpërthimin e poliomielitit që po ndodh në Gazë”, tha përfaqësuesi i OBSH-së në Jerusalem, Ayadil Saparbekov, pasi poliovirusi u zbulua në mostrat e ujërave të zeza në territorin e goditur nga konflikti. “Asnjë rast i poliomielitit nuk është regjistruar deri më tani – por ndërprerja e furnizimit me ujë të freskët, asgjësimi i mbeturinave dhe sistemi i dëmtuar i kujdesit shëndetësor në Gazë e ka lënë popullatën të prekshme ndaj sëmundjes”, tha Saparbekov. Saparbekov – një ekspert i shëndetit publik që drejton ekipin e reagimit të urgjencës të OBSH-së në territoret palestineze – tha se qindra njerëz po ndajnë një tualet në strehimoret e urgjencës, ndërsa njerëzit në Gazë jetojnë me më pak se 2 litra ujë në ditë. Poliomieliti, i cili transmetohet nëpërmjet kontaminimit fekal dhe oral, është një sëmundje – e cila mund të çojë në paralizë dhe më pas drejt vdekjes. Kjo sëmundje është zhdukur kryesisht në shumë pjesë të globit. Saparbekov tha se është e mundur që mostrat pozitive mund të kenë ardhur nga “poliovirusi” një lloj virusi i dobësuar – që mund të përhapet në zonat e konfliktit ku nivelet e vaksinimeve janë më të ulëta
OBSH: Të shqetësuar për rrezikun e shpërthimit të poliomielitit në Gazë
RELATED ARTICLES