Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETARE OBSH: Po studiojmë evakuimin total

 OBSH: Po studiojmë evakuimin total

Të paktën 291 pacientë dhe 25 punonjës të kujdesit shëndetësor kanë mbetur në spitalin al-Shifa në Gaza mbrëmjen e djeshme, për të cilët Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) po studion një plan të menjëhershëm dhe total evakuimi. Siç njoftoi dje kreu i OBSH-së Tedros Ghebreyesus, organizata kreu dje një mision në spital, i cili prej ditësh është shënjestër e bastisjeve të ushtrisë izraelite, duke e përcaktuar tashmë atë si një “zonë vdekjeje”. “OBSH dhe partnerët e saj po zhvillojnë urgjentisht plane për evakuimin e menjëhershëm të pacientëve të mbetur, stafit dhe familjeve të tyre,” tha organizata në një deklaratë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments