Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIOBSH: Nuk kemi statistika për humbjet nga Covid në të gjithë botën

OBSH: Nuk kemi statistika për humbjet nga Covid në të gjithë botën

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) njoftoi se aktualisht nuk ka statistika për vdekjet e shkaktuara nga Covid-19 në të gjithë botën. “Ajo që nuk mund të bëjmë tani është t’ju japim një statistikë të saktë se sa vdekje po ndodhin në të vërtetë nga Covid-19”, tha dje ekspertja e koronavirusit e OBSH-së, Maria Van Kerkhove. “Që kur OBSH shpalli urgjencën globale të koronavirusit mbi tre muaj më parë, infeksionet dhe vdekjet e reja kanë vazhduar të bien”, sipas shefit të OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus. Situata e të dhënave është përkeqësuar gjithashtu. Në korrik, vetëm një e katërta e të gjitha vendeve i raportuan OBSH-së shifrat e vdekjeve. Por, Tedros paralajmëroi se është e rëndësishme të mbahet nën vëzhgim të kujdesshëm situata, jo vetëm për shkak të mutacioneve të reja në koronavirus. Gjithsej tre variante janë tani nën mbikëqyrje të shtuar, XBB.1.5, e cila është e përhapur në Evropë dhe në kontinentin Amerikan, XBB.1.16, e cila është veçanërisht e zakonshme në Azi, dhe EG.5. Sipas Van Kerkhove, megjithëse me EG.5 nuk janë raportuar përparime më të rënda të sëmundjes, është vërejtur një mbrojtje më e ulët e vaksinimit sesa me variantet e tjera të virusit. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments