Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIOBSH: Një në gjashtë persona në botë vuan nga infertiliteti

OBSH: Një në gjashtë persona në botë vuan nga infertiliteti

Një në gjashtë njerëz në botë preket nga infertiliteti gjatë jetës së tyre, sipas një raporti të ri të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH). “Ky raport, i pari i këtij lloji në një dekadë, zbulon një të vërtetë të rëndësishme, atë që infertiliteti nuk diskriminon. Për miliona njerëz në mbarë botën, rruga drejt prindërimit mund të jetë e vështirë, në mos e pamundur” dhe kjo “pavarësisht se ku ata jetojnë dhe çfarë burimesh kanë”, theksoi drejtori i Përgjithshëm, Tedros Ghebreyesus. “Përqindja e madhe e njerëzve të prekur tregon nevojën për të zgjeruar aksesin në kujdesin e fertilitetit dhe për të siguruar që kjo çështje të mos anashkalohet më në politikat kërkimore dhe shëndetësore”, shton ai. Sipas vlerësimeve të studimit, afërsisht 17,5% e popullsisë së rritur vuan nga infertiliteti, me pak ndryshim në prevalencë midis rajoneve, që vlerësohet në 17,8% në vendet me të ardhura të larta dhe 16,5% në vendet me të ardhura të ulëta dhe me të ardhura mesatare. Për OBSH-në, infertiliteti është një sëmundje e sistemit riprodhues mashkullor ose femëror dhe “mund të shkaktojë shqetësime të konsiderueshme, stigma dhe vështirësi financiare, duke ndikuar në mirëqenien mendore dhe psikosociale të njerëzve”. Pavarësisht nga përmasat e problemit, zgjidhjet për parandalimin, diagnostikimin dhe trajtimin e infertilitetit, duke përfshirë teknologjitë riprodhuese të asistuara si IVF, mbeten të pafinancuara dhe të paarritshme për shumë njerëz për shkak të kostove të larta, stigmës sociale dhe disponueshmërisë së kufizuar. Aktualisht, në shumicën e vendeve, trajtimet e fertilitetit financohen kryesisht nga të prekurit, shpesh me kosto financiare shkatërruese. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments