Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), Tedros Adhanom Ghebreyesus deklaroi se mungesa e punonjësve të shëndetësisë është problem global. Në Forumin e 5-të Global për Burimet Njerëzore për Shëndetin në Gjenevë, Ghebreyesus tha se në forum morën pjesë mbi 3 000 delegatë nga më shumë se 140 vende dhe se për herë të parë është shënuar një pjesëmarrje kaq e lartë. “Forumi ka përkuar me javën ku do të festohet Java Botërore e Punonjësve të Shëndetësisë dhe 75-vjetori i OBSH-së”, tha Ghebreyesus i cili shtoi se Kushtetuta e OBSH-së që ka hyrë në fuqi më 7 prill 1948 miratoi shëndetit si një e drejtë themelore e njeriut për të gjithë njerëzit. Ghebreyesus vuri në dukje se procesi i COVID-19 paraqiti edhe një herë në kuptimin global rëndësinë e punonjësve të shëndetësisë. Ai tha se gjatë këtij procesi ka pasur ngarkesë ekstreme mbi punonjësit dhe sistemet shëndetësore. “Në procesin e COVID-19 u infektuan miliona punonjës shëndetësorë dhe të kujdesit, mijëra humbën jetën dhe shumë prej tyre ranë të lodhur nga puna e mbingarkuar”, shtoi Ghebreyesus. Kreu i OBSH-së nënvizoi se mungesat në sistemet shëndetësore shkaktuan shumë vdekje në shumë vende. “Mungesa e punonjësve shëndetësorë ishte arsyeja më e madhe në mangësitë e shërbimeve shëndetësore gjatë pandemisë”, tha ai. Krahas vendeve të varfra edhe vendet e pasura luftuan me mungesën në numrin e punonjësve shëndetësorë, nënvizoi Ghebreyesus i cili tërhoqi vëmendjen se parashikohet që deri në vitin 2030 të arrijë në 10 milionë persona në nivel global mungesa e personelit në sektorin shëndetësor. Kreu i OBSH-së tërhoqi vëmendjen se që nga fillimi i pandemisë së COVID-19, një në çdo tre punonjës shëndetësor ka përjetuar probleme shëndetësore si ankthi dhe depresioni dhe se gjysma e punonjësve shëndetësorë janë lodhur në aspektn psikologjik. Duke bërë të ditur se vazhdon lufta e punonjësve shëndetësorë, Ghebreyesus tha: “Grevat dhe veprimet industriale janë në nivel rekord. Në më shumë se 160 vende njoftohen pakënaqësi nga kushtet e punës. Ndodhemi përballë me vështirësi që presin përgjigje të madhe”. Ai informoi se këtë javë do të përqendrohen në mbrojtjen e të drejtave dhe përmirësimin e kushteve të punës të punonjësve shëndetësor, rritjen e investimeve të vendeve në fushën e shëndetësisë dhe veprimin së bashku në këto çështje. atsh
OBSH: Mungesa e punonjësve të shëndetësisë problem global
RELATED ARTICLES
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Zj. Xhaçka tha se Shqipëria eshtë e vendosur për pavarësinë dhe tërësinë territoriale të Ukrainës
on
Qarku DIBER
on
Bashkia KLOS
on
Bashkia MAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku KUKES
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku VLORE
on
Qarku VLORE
on
Qarku DIBER
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Bashkia FIER
on
Qarku BERAT
on
Qarku DIBER
on
Qarku TIRANE
on
14 Shkurt- Java do të mbyllet me shi, por do të kemi një minipranverë gjatë të enjtes dhe të premtes
on
Qarku VLORE
on
Qarku KUKES
on
Qarku BERAT
on
Bashkia FIER
on