Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALESHENDETESIOBSH: Mbështetje për viktimat e tërmetit në Turqi,Siri

OBSH: Mbështetje për viktimat e tërmetit në Turqi,Siri

Zyra rajonale për Evropën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje sot për mbështetje gjithëpërfshirëse për viktimat e tërmetit që goditi Turqinë dhe Sirinë javën e kaluar. “Nevoja është e madhe dhe rritet çdo orë”, tha drejtori rajonal për Evropën i OBSH-së, Hans Kluge nga Londra gjatë një konference online. “Rreth 26 milionë njerëz në të dy vendet kanë nevojë për mbështetje humanitare”, tha ai. “Tani është koha që komuniteti ndërkombëtar të tregojë të njëjtën bujari që Turqia ka treguar ndaj kombeve të tjera në mbarë botën ndër vite”, tha Kluge, duke theksuar se vendi aktualisht ishte shtëpia e popullsisë më të madhe të refugjatëve në botë. “Ne jemi dëshmitarë të fatkeqësisë më të keqe natyrore në rajonin evropian të OBSH-së për një shekull. Kostoja e saj e vërtetë nuk dihet ende”, tha Kluge. Ai shprehu shqetësimin në rritje për çështjet e reja shëndetësore të lidhura me motin e ftohtë, higjienën dhe kanalizimet dhe përhapjen e sëmundjeve infective. “Rreth 1 milion njerëz kanë humbur shtëpitë e tyre në Turqi. Sipas autoriteteve, rreth 80 000 njerëz janë në spitale. Kjo po i vendos një barrë të madhe sistemit shëndetësor që është dëmtuar rëndë nga tërmeti”, tha Kluge. Ai vlerësoi punën heroike të ekipeve turke të shpëtimit që ishin në aksion gjatë gjithë orarit dhe po vazhdojnë ende të kërkojnë të mbijetuar në rrënoja. “Ne jemi të frymëzuar prej tyre dhe marrim forcë nga përpjekjet e tyre”, tha ai. Kluge bëri thirrje për bashkëpunim midis qeverisë dhe shoqërisë civile për të siguruar furnizimin ndërkufitar të ndihmës humanitare midis Turqisë dhe Sirisë dhe brenda Sirisë.atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments