Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREOBSH: Izraeli të tërheqë urdhrin e evakuimit për spitalet

OBSH: Izraeli të tërheqë urdhrin e evakuimit për spitalet

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) i ka kërkuar Izraelit të tërheqë urdhrin e tij të evakuimit për spitalet në Gazën Veriore. “Ka pacientë të cilët nuk mund të zhvendosen, shumë prej tyre janë me respiratorë mekanikë, ka të porsalindur në inkubatorë, njerëz në kushte të paqëndrueshme dhe është shumë e vështirë t’i lëvizësh”, tha zëdhënësi i OBSH-së, Tarik Jašarević. “I bëjmë thirrje Izraelit që ta rishqyrtojë këtë urdhër”, tha Jašarević. “Deri më tani, katër kamionë që transportonin materiale kirurgjikale dhe veshje, si dhe ilaçe për sëmundje kronike kanë mbërritur në Gaza përmes pikës kufitare Rafah”, tha zëdhënësi. “Por kjo nuk është e mjaftueshme”, shtoi ai.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments