Izraeli po vuan nga një krizë shëndetësore e nisur që nga sulmet shkatërruese terroriste nga Rripi i Gazës në Izrael më 7 tetor 2023, tha sot Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH).
“Kjo e hënë do të shënojë një vit të një traume kolektive që nuk ka kursyer askënd në vend – që është përhapur me shpejtësinë e një pandemie dhe në disa zona ka trefishuar kërkesën për kujdes shëndetësor mendor”, tha përfaqësuesi i OBSH-së në Izrael, Michel Thieren.
“Kjo është për shkak të sulmeve që shkaktuan vdekjen e rreth 1 200 personave dhe rrëmbimin e rreth 200 pengjeve në Rripin e Gazës dhe lëshimin e rreth 19 000 raketave drejt Izraelit – që atëherë.
“Rreth 75 000 njerëz janë zhvendosur dhe ende nuk kanë mundur të kthehen në shtëpitë e tyre”, tha ai.
Gjithashtu, i gjithë sistemi i kujdesit shëndetësor në veri të vendit funksionon vetëm në bodrume, strehimore apo parkingje.
“Një pacient pa dritën e ditës është një pacient pa forcë natyrale për t’u shëruar”, tha Thieren.
Thieren tha se askush nuk do të shërohej pa paqe dhe pa lirimin e 101 pengjeve ende në duart e grupit islamik palestinez Hamas.