Në 4 javët e fundit ka pasur 850 mijë raste me Covid në botë, shumica për shkak të një varianti të ri të virusit SarsCoV2, raportoi Organizata Botërore e Shëndetësisë. Sipoas OBSH, numri aktual i të infektuarve mund të jetë shumë më i lartë. Rritja e infeksioneve në një muaj, sipas OBSH-së, është 52% dhe ky trend pritet të vazhdojë edhe në muajt e ardhshëm të dimrit. “Ne e dimë që në mbarë botën dhe këtë e kemi parë në shumë vende tona, raportimi është ulur, qendrat e mbikëqyrjes janë zvogëluar, qendrat e vaksinimit janë çmontuar ose mbyllur. Kjo jep një pasqyrë jo të plotë të situatës dhe fatkeqësisht duhet të presim më shumë raste sesa kemi deklaruar zyrtarisht”, theksoi Christian Lindmeier nga OBSH. Agjencia shëndetësore thotë se midis 13 nëntorit dhe 10 dhjetorit, u regjistruan më shumë se 118 000 shtrime të reja me Covid dhe më shumë se 1 600 pranime të reja në njësitë e kujdesit intensiv, me një rritje të përgjithshme prej 23% dhe 51% respektivisht në vendet që raportojnë sistematikisht të dhënat në OBSH. Që nga dhjetori 2023, që nga rasti i parë i koronavirusit në nëntor 2019, mbi 772 milionë raste të konfirmuara dhe afro shtatë milionë vdekje janë dokumentuar në mbarë botën.
OBSH: Infeksionet në nivel botëror u rritën me 52% në vetëm një muaj
RELATED ARTICLES