Vdekjet nga Covid-19 u ”grabitën” njerëzve në mbarë botën rreth 336,8 milionë vite jetë, sipas llogaritjeve të reja nga Organizata Botërore e Shëndetësisë. OBSH i atribuon gjithsej 14,9 milionë vdekje nga koronavirusi vetëm në vitet 2020 dhe 2021. Në bazë të llogaritjeve një jetë shkurtohej mesatarisht me 22 vjet. Vlerësimet janë përfshirë në librin e statistikave vjetore të OBSH-së, që u publikua sot. Sipas OBSH-së, pandemia Covid-19 pati një ndikim negativ edhe në luftën globale kundër sëmundjeve të tjera ngjitëse për shkak të ndërprerjes së vaksinimit dhe shërbimeve shëndetësore. Sipas OBSH-së si rezultat i Covid-19, vaksinimet kundër fruthit, tetanozit dhe sëmundjeve të tjera kanë rënë, ndërsa malaria dhe tuberkulozi janë rritur.
OBSH: Covid-19 kushtoi 336 milionë vite jetë në mbarë botën
RELATED ARTICLES