Me shqetësimin për krizën në Ukrainë, Organizata Botërore e Shëndetësisë bën thirrje për sigurinë e sistemit shëndetësor në shërbim të popullit ukrainas. OBSH siguron se sistemi do të ofrojë shërbime shëndetësore në të gjitha drejtimet, veçanërisht në lidhje me COVID-19. Për sigurimin e shërbimit shëndetësor OBSH bën thirrje për ndihmë humanitare në Ukrainë duke çliruar menjëherë një fond prej 3.5 milionë dollarë për emergjencën e krijuar.
Sipas OBSH-së, kjo mbështetje shëndetësore dhe humanitare do të rritet në varësi të nevojave të mëtejshme në mbështetje të popullit në të gjithë Ukrainën e prekur nga kjo krizë.