Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) bëri thirrje për t’i dhënë fund subvencioneve qeveritare për fermat e duhanit në shumë vende, duke përmendur dëmin që ai shkakton për shëndetin e njeriut. “Duhani është përgjegjës për tetë milionë vdekje në vit, megjithatë qeveritë në mbarë botën shpenzojnë miliona për të mbështetur fermat e duhanit”, tha shefi i OBSH-së Tedros Adhanom Ghebreyesus përpara Ditës Botërore kundër Duhanit, më 31 maj. “Duke zgjedhur të kultivojmë ushqim në vend të duhanit, ne i japim përparësi shëndetit, ruajmë ekosistemet dhe forcojmë sigurinë ushqimore për të gjithë”, tha ai. OBSH përmendi vendet evropiane që kultivojnë duhan në një raport, duke përfshirë Maqedoninë e Veriut, e cila është ndër 20 eksportuesit më të rëndësishëm të duhanit në botë. Kultivimi i duhanit në këtë vend merr subvencione deri në 2,507 dollarë për hektar, ndërsa gruri mbështetet me një maksimum prej 269 dollarësh. “Në Zvicër, fermerët e duhanit morën më mbi 32 milionë dollarë subvencione midis 2015 dhe 2020”, thuhet në raport. “Në SHBA dhe Argjentinë, disa qindra milionë dollarë nga paratë e taksapaguesve u derdhën në kultivimin e duhanit, gjatë kësaj periudhe”, sipas raportit. Në total, bimët e duhanit rriten në 3.2 milionë hektarë në 124 vende në mbarë botën, ku shumë punëtorë të fermave sëmuren nga ekspozimi jashtëzakonisht i lartë i nikotinës.
OBSH bën thirrje për t’i dhënë fund subvencioneve të duhanit në bujqësi
Recent Comments
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on
Qarku DIBER
on